Largohet trajnerja e Gjermanisë, Martina Voss-Tecklenburg dha dorëheqjen

11 months ago 9
16:34 05/11/2023

Nuk plotësoi pritshmëritë me përfaqësuesen e femrave

Trajnerja e kombëtares gjermane të femrave, Martina Vos-Teklenburg dha dorëheqjen e parevokueshme.

Bordi i drejtorëve të Federatës Gjermane të Futbollit që miratoi vendimin pas një mbledhjeje mes palëve të shtunën.

Përfaqësuesja gjermane e femrave mundi Marokun 6-0, por më pas barazoi 1-1 me Korenë e Jugut dhe u mund 2-1 nga Kolumbia, duke u eliminuar në Kupën e Botës që në fazën e grupeve.

Kjo solli zhgënjim, te tifozët dhe institucioni i futbollit, nisur nga fakti se përfaqësuesja gjermane është një nga kombëtaret më të forta në botë në futbollin e femrave.

Vos-Teklenburg udhëhoqi Gjermaninë deri në finalen e Euro2022, ku u mund nga Anglia.

Pas eventit ajo nuk ishte bashkuar me përfaqësuesen, ndërsa kishte kërkuar pushim për shkaqe shëndetësore.

Teknikja 55-vjeçare e mbante këtë detyrë prej 5 vitesh.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article