“Largohu që këtu, do sjell policinë…”, ja si Belinda Balluku përzuri Mahmude Premçin, nënën që rriti e vetme 3 fëmijë

4 months ago 5

Emisioni Vetting në News24  ka trajtuar historinë e Mahmude Premçit, e cila humbi bashkëshortin e saj Gjergj Premçi, gjatë një aksidenti në punë (Albpetrol) në vitin 1992. Përtej dhimbjes dhe faktit se mbeti e vetme, pa mbështetje për të rritur 3 fëmijët, Mahmude Premçi u përpoq të gjente sado pak drejtësi. U përpoq ta kërkonte atë sa më lart, duke tentuar të marrë një zgjidhje nga Belinda Balluku, ministrja e Insfrastrukturës dhe Energjitikës dhe zv.Kryeministre. Por Mahmudes, sikur të mos i mjaftonin të gjitha hallet që kishte kaluar, duhej të përballej edhe me arrogancën dhe fyerjet e ministres.

Mahmude Premçi është përpjekur që historinë e vuajtjeve të saj ta çojë deri në shkallët e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës por përgjigjet e zonjës Belinda Balluku sipas të moshuarës ishin të vrazhda dhe fyese.

“Ngela nga ministria në Albpetrol. Vete tek Albpetroli më thonë e ka Ministria. Vete në ministri çtë bëj zonja ministre, dërgo letra këtej andej, në fund më tha mos hajde më këtu se do të sjellë policinë. Qërroju që këtu, më ra të fikët kur ajo u fut brenda. Nuk e gjeja dot rrugën për në shtëpi. Si përfundim nuk u tremba shkova përsëri, i dola përsëri përpara, zonja ministre më sollën tek ti. Akoma prapë këtu ti? Kam mbaruar punë me ty. Ju lutem vetëm letrat e shtëpisë dua, për fëmijët pasi unë një ditë do të vdes dhe ta fiksoj. Nga shtëpia nuk ka burrë nëne të të nxjerrë tha ministrja po letra tha ajo, nuk e di. Kanë ardhur Albpetroli nga sektori i gazit, jo nga Albpetroli nga drejtoria e madhe, ka ardhur një inxhinier sëbashku me dy punëtorë, më tha dilni nga shtëpia. Zoti Erion Braçe nuk mund të bënte më shumë bravo i qoftë, bëri sa kishte mundësi të bënte më shumë nuk e di, më tha nga shtëpia nuk të nxjerr njeri, se çfarë mori në telefon ata ikën. Paske mike të fortë më thanë dhe unë jua mora atë letren që sollën, ia u grisa dhe ua hodha në surrat. Jam shumë e rënduar. Letra thoshte zonjë dilni nga shtëpia ose du ju sjellë polcinë”, rrëfen Mahmude Premçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article