Leçe interes për Ramadanin

1 year ago 31
22:50 07/07/2023

Klubi puljez kërkon mesfushorin kuqezi si edhe portierin Strakosha, sulmuesi Çuni te Frosinone

Mesfushori i komëbtares shqiptare të futbollit, Ylber Ramadani mund të luajë në sezonin e ardhshëm te Leçe. Lojtari 27-vjeçar është pjesë e ekipit skocez të Aberdenit, me kontratën që i përfundon më 31 Maj 2025. Ai ishte një ndër futbollistët kyç për skocezët sezonin e shkuar, duke i ndihmuar që të dilnin të tretët në kampionat, e po ashtu me skocezët që po bëhen gati të luajnë në kompeticionet Europiane.

Sipas “calciomerkato.it”, klubi italian ka nisur kontaktet me shqiptarin, me këtë të fundit gati të nisë një aventurë të re në kampionatin italian të futbollit. Një tjetër emër që pëlqehet nga Leçe është edhe ai i Thomas Strakoshës.

Gardiani kuqezi është pjesë e Brentfordit, ekip ku ka gjetur pak hapësira. Nisur nga eksperienca e tij në Serie A, te Leçe besojnë se ai do të garantojë siguri në portën e ekipti puljez që po bëhet gati për sezonin e ri në elitën e futbollit italian.Ndërkohë që në Serie A, do të luajë një tjetër futbollist shqiptar.

Marvin Çuni është afrimi i fundit i Frozinones, skuadrës së drejtuar nga Eusebio Di Francesco. Sulmuesi 22 vjeçar firmosi për 3 sezone. Çuni erdhi nga Bayern Munchen që e kishte huazuar te Saarbrucken në sezonin e kaluar. Çuni është aktivizuar me moshat e Shqipërisë. Te Frosinone do të bashkohet me një tjetër shqiptar, mbrojtësin Sergio Kalaj.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article