Në emisionin Vetting në News24 është trajtuar i gjithë kalvari i vuajtjes së Mahmude Premçit, një e moshuar që për shkak të një fatkeqësie të ndodhur 32 vite më parë, iu desh të rriste pa asnjë ndihmë 3 fëmijë, pasi bashkëshorti i saj humbi jetën në një aksident në punë.
Përtej vuajtjes, Mahmude Premçi prej vitesh lufton për një banesë, një shtëpi ku jeton prej më shumë se 3 dekadash në ato që njihen si ish-banesat e Albpetrol, por fatkeqësisht nuk ka dokumente pronësie.
Sot ajo kërkon një tapi shtëpie, e kërkon në emër të bashkëshortit që humbi jetën në ndërmarrjen ku punonte, në emër të fëmijëve që u rritën jetimë, por edhe në emrin e saj, që vuajti jo pak.
Një VKM-në e nxjerrë në vitin 1994 nga qeveria e asaj kohe, e udhëhequr nga Sali Berisha, jepte dorë të lirë që pronat shtetërore të shpërndaheshin tek përdoruesit apo personat që kishin pronën në përdorim apo me qira. Më konkretisht punonjësit e Albpetrol mund të privatizonin pronat e Albpetrol.
Në këto momente përfituan shumica e banorëve që jetonin në ambientet e Albpetrol në sektorin e Gazit në Divjakë.
Ndërrimi i qeverisë solli një tjetër praktikë ku u reflekteu tek pronat publike duke mos lejuar privatizimin e tyre dhe duke mbetur përsëri pronë shtet. Leje për privatizim u anulua duke stopuar kështu procesin e shpërndarjes së pronave.
Për këtë arsye zonja Premçi mbeti e sërisht pa një strehë të sigurtë.
Për shumë njerëz, aksesi në një strehë të sigurtë e të mbrojtur mbetet privilegj. Një nga të drejtat themelore të njeriut është pikërisht banesa e sigurtë. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut (neni 25) përcakton se “gjithkush gëzon të drejtën për një standart jetese të përshtatshme për shëndetin dhe mirëqenien personale si dhe të familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, banesën, kujdesin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale” .
Mungesa e strehimit shoqërohet me shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, dhe akoma më e rëndë është se edhe programet sociale që kanë si qëllim zbutjen e problemit kanë në brendësi të tyre pabarazi dhe shkelje të këtyre të drejtave.
Problemi i të pastrehëve në Shqipëri sjell më tepër përjashtim social dhe pabarazi sesa zgjidhje dhe mbështetet kryesisht në lidhjet personale.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb