Leipzig befason Bayern dhe Kane

1 year ago 30
Reklamë
19:17 13/08/2023

Bavarezët munden në “Alianz Arena” 3-0 në finalen e Superkupës së Gjermanisë

Harry Kane bëri debutimin e tij për Bayern Munich në Superkupën e Gjermanisë, por sulmuesi anglez humbi një tjetër finale në karrierën e tij.

Kampionët e Gjermanisë u mposhtën në “Allianz Arena” nga fituesit e Kupës së Gjermanisë Lajpcig me rezultatin 3-0.

Kapiteni i Anglisë u fut në lojë në minutën e 63 në vend të Mathis Tel.

Por ai nuk arriti që të kishte impakt në këtë sfidë, me miqtë që fituan falë tripletës së Dani Olmo.

Trajneri Tomas Tuhel tha se i vinte keq që kjo sfidë e parë e blerjes më të re bavareze ishte e pasuksesshme.

“Më vjen keq për të! Ne arritëm ta mbanim momentin pozitiv. Ne nuk krijuam mjaftueshëm raste për të. Nuk presim që ai të jetë superheroi. Thjesht presim që ai të jetë ai që është. Një djalë i mire dhe një golashënues i zoti. Do na ndihmojë shumë! Nuk ka nevojë të mësojë nga ne! Ne do të mësojmë nga ai!”

Gjatë karrierës së tij, Kejn ka humbur finalet e Lig Kap, Ligës së Kampioneve me Totenhemin dhe finalen e Euro 2020 me Anglinë.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article