Lëndimet e shumta, Milani po mendon shitjen e Mike Maignan

5 months ago 5

E ardhmja e Mike Maignan mund të jetë larg San Siros dhe klubit AC Milan.

Portieri francez është një nga më të mirët në botë, por te Milani kanë menduar të shqetësohen për lëndimet e shpeshta të tij dhe duan ta shesin në afatin kalimtar të verës.

Në tre sezone me Milanin, Mike Maignan ka humbur plot 39 ndeshje shkaku i lëndimeve dhe kjo do të thotë një sezon i tillë.

Sipas raportimeve të medieve italiane, për këtë arsye te Kuqezinjtë po reflektojnë për të ardhmen dhe rinovimin e portierit, gjë e cila për momentin nuk duket më aq e qartë sa më parë.

Maignan do të donte të merrte të paktën rrogë po aq sa Rafael Leao, e cila arrin në shtatë milionë euro me një sërë bonusesh në sezon, por është një shifër që nuk ka gjasa të arrihet.

Milani gjithashtu po merr në konsideratë një shitje të mundshme të portierit francez për të mbushur arkat, siç ndodhi vitin e kaluar me shitjen e Tonalit.

Rossonerët do të donin të fitonin mbi 60 milionë euro nga shitja e francezit derisa interesim për të ka shfaqur gjiganti anglez Chelsea. /Telegrafi/ 

Read Entire Article