Leo Messi i pandalshëm, eliminon Philadelphia Union

1 year ago 25
Reklamë
10:29 16/08/2023

Lionel Messi udhëhoqi Inter Miami në finalen e Leagues Cup kundër Nashville. Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” realizoi nga 35 metra dhe ndihmoi në fitoren 4-1 kundër Filadelfia Union.

Për Messi-n ky është goli i nëntë i shënuar në gjashtë takime. Interesimi ishte i madh në Subaru Park, ndërsa biletat shkonin deri në 1 mijë dollarë për këtë sfidë. Josef Martienz kaloi ekipin në avantazh pas tre mintuash lojë.

Në minutën e 20, ylli argjentinas realizoi me një gjuatje të saktë nga distanca. Përpara se të mbyllej pjesa e parë, Hordi Alba shënoi golin e tretë për Inter Miami dhe të parin personal. Filadelfia reagoi me Bedojan në të 75. Gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Ruiz vulosi pokerin për ekipin nga Florida.
Rivali i Inter Miami në finalen e Leagues Cup, Neshvill mposhti Monterein 2-0.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article