Leroy Sanen e tradhtuan nervat, e grushtoi kundërshtarin në ndeshje miqësore dhe u përjashtua me të kuq

10 months ago 9

Austria dhe Gjermania kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Vjenë në praninë e 46 mijë tifozëve në Ernst Happel stadium.

Kanë qenë austriakët që kanë marrë fitore të pastër me rezultat 2-0, por ajo që bëri shumë bujë në këtë sfidë ishte kartoni i kuq nga Leroy Sane.

Ylli gjerman i Bayern Munichut la në baltë skuadrën pranë rezultatit 1-0 në minutën e 49-të, duke bërë një gjest josportiv.

Sane fillimisht shkaktoi një ndërhyrje të palejueshme ndaj Philipp Mwenes dhe pastaj u ngrit në këmbë duke e grushtuar atë.

Kjo bëri që gjyqtari ta përjashtoj menjëherë nga loja duke e ndëshkuar me karton të kuq.

27-vjeçari ka folur pas ndeshjes duke kërkuar falje për gjestin e bërë, pasi tha se ishte i zhgënjyer me paraqitjen e tij në ndeshjen ndaj Turqisë, por edhe në sfidën ndaj Austrisë.

🇩🇪⚽️ Leroy Sané apologizes and Ilkay Gündogan can't believe how many counterattacks Germany allowed in one half.

Germany's players react to the defeat to Austria in Vienna.#AUTGER #DFBTeam pic.twitter.com/T7of8GqNZY

— DW Sports (@dw_sports) November 21, 2023

“I gjithë faji është te unë, kjo nuk mund të më ndodhë mua. Nuk kanë asnjë faj bashkëlojtarët e mi, por as kundërshtari”.

“Isha i frustruar me paraqitjen time në ndeshjen ndaj Austrisë, por edhe disa ditë më parë ndaj Turqisë”, tha Sane pas ndeshjes. /Telegrafi/

little rat. even when the whole team plays shit sane is the highlight man pic.twitter.com/yE9IzRaBFD

— MusialaHub 💫 (@FCB_Arthur7) November 22, 2023

Read Entire Article