Komisariati i policisë rrugore në kryeqytet përmes një komunikate ka treguar shkeljet e këmbësorëve dhe drejtuesve të patinave të cilët më pas janë ndëshkuar me gjoba.
Teksa gjobat janë shoqëruar edhe me pamjet filmike që tregojnë rastet konkrete të shkeljeve nga ana e këmbësorëve por edhe drejtuesve të patinave.
Teksa rrugorja është në terren, bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë;
Në këtë video shfaqen disa përdorues të patinave elektrike, si dhe këmbësorë, duke lëvizur në korsi jo të dedikuara për to, por në kundështim me rregullat e qarkullimit rrugor dhe duke rrezikuar jetën.
Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë monitoron çdo rrugë të kryeqytetit dhe i bën thirrje çdo qytetari të respektojë rregullat e qarkullimit rrugor.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb