Liga Premier ‘përjashton’ nga ekipi i Newcastle dy lojtarë për pjesën e mbetur të sezonit

8 months ago 2

Newcastle United ka marrë një lajm të keq, pasi Liga Premier ka marrë vendimin për të larguar nga ekipi i tyre dyshen e cila u kushtoi 57 milionë euro për pjesën e mbetur të sezonit.

Çdo sezon, klubet e Ligës Premier duhet që të dorëzojnë listën prej 25 lojtarësh në fund të afatit kalimtar veror dhe atij dimëror. Klubet së fundmi dorëzuan ekipet e tyre për pjesën e dytë të sezonit pas mbylljes së afatit të janarit javën e kaluar.

Newcastle e dorëzoi listën e tyre prej 25 lojtarësh në shtator të vitit të kaluar, por ata duhet të përfundojnë pjesën e mbetur të sezonit me vetëm 23 lojtarë.

Ekipi i Eddie Howe ka dështuar që të përmbushë limitin e lojtarëve për shkak të Sandro Tonalit dhe Javier Manquillos. Tonali i cili iu bashkua atyre gjatë verës nga Milani, është momentalisht duke vuajtur dënimin për shkak të përfshirjes në aktivitete të bastvënies.

Manquillo në anën tjetër i cili shpenzoi më shumë se gjashtë vite në “St James’ Park”, pas transferimit nga Atletico Madridi në 2017, gjatë viteve të fundit nuk ka pasur minuta të shumta.

Mbrojtësi spanjoll nuk bëri asnjë paraqitje në pjesën e parë të sezonit dhe muajin e kaluar u largua në drejtim të Celta Vigos si lojtar i lirë.

Rregullat e ligës thonë se çdo ekip i Ligës Premier duhet të ketë në përbërje të paktën tetë lojtarë të akademisë dhe Newcastle nuk po ia del që ta plotësojë këtë kusht./Telegrafi/

Read Entire Article