Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

5 months ago 15

Ueb faqja e analizave sportive të biznesit, Sportico, ka lëshuar një listë të 50 klubet më të vlefshme të futbollit.

Për ta krijuar këtë listë, Sportico ka marr shumë faktorë duke përfshirë: shitjet historike, tregun (madhësia, interesimi për shitje), fuqia e markës, performanca në terren (historike dhe e fundit), kushtet e qirasë së objektit, borxhet dhe detyrimet shtesë, si dhe ekonomitë e pritura të ekipit dhe ligës në të ardhmen. Pra, kjo është ajo që na tregon top 50 e Sportico-s për gjendjen e futbollit në mbarë botën.

Manchester United mbetet klubi më i vlefshëm me një vlerë prej mbi 6.2 miliardë dollarë, i pasuar nga Real Madridi që vlen 6.06 miliardë dollarë, shkruan The Athletic.

Befasia e madhe është se 20 klube në listën e Sportico-s vinë nga Major League Soccer (MLS). Por klubi më i renditur është Los Angeles FC (1.15 miliardë dollarë) në vendin e 15-të. Atlanta United, Inter Miami, LA Galaxy dhe New York City FC, gjithashtu, janë në top 20.

Dominimi i Ligës Premier 

Pas 20 skuadrave nga MLS, liga tjetër më e përfaqësuar është, Liga Premier me nëntë klube: Manchester United (1), Liverpool (4), Manchester City (6), Arsenal (8), Tottenham Hotspur (9), Chelsea (10), West Ham United (27), Newcastle United (32) dhe Aston Villa (44).

Seria A e Italisë ka gjashtë klube të përfshira – Juventus (11), Milan (14), Inter (16), Roma (24), Napoli (33) dhe Atalanta (45) – megjithëse do të vini re se asnjëri prej tyre nuk është në top 10.

Gjermania ka katër – Bayern Munich (5), Borussia Dortmund (12), RB Leipzig (43) dhe Eintracht Frankfurt (46). Por Bayer Leverkusen – i cili tashmë ka fituar titullin e Bundesligës 2023-24 dhe është pesë ndeshje larg tre trofeve dhe një sezoni si të pamposhtur, nuk hyn në top 50.

Spanja ka tre klube: Real Madrid (2), Barcelona (3), Atletico Madrid (13), Franca ka dy me Paris Saint-Germain (7) dhe Lyon (23), dhe përveç Ajaxit të Holandës (26) dhe Benficas nga Portugalia (35), asnjë ligë tjetër evropiane nuk përfaqësohet.

Renditja nga 1 deri në 50

Read Entire Article