“Listat e hapura u shpërbejnë të gjithëve”, Basha: Mbetemi të hapur nëse ka propozime! I kërkoj sot PS-së…

10 months ago 22

“PD ka shpalosur prioritetet e saj politike që në nëntor të 2023 duke depozituar në Parlament disa projektligje. I referohem paketës ligjore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet pavarësisht kërkesës së PD-së dhe faktorit ndërkombëtar. Përfshihen propozimet për listat e hapura, Shqipërinë një zonë elektorale në mënyrë që të mos e votojë vetëm 1/3. Pra pas dërgimit të kësaj pakete kemi pasur premtime për mbledhje.

Tani papritur dje dëshmuam kryeministrin që u kthye rolit të kthimit të alibive të vjetra. Mesazhi i parë që kam i drejtohet atij. Për një kohë të gjatë ka përdorur gjendjen opozitës për ti ikur përgjegjësive të shumta ku ka lënë në baltë njerëzit. Ka një komision bipartizan është PD që udhëheq këtë proces. Spektri opozitar është i përfaqësuar. Propozimet tona janë të konsultuar gjerësisht dhe me aleatët. Ne mbetemi të hapur nëse ka propozime për plotësime, çështje të tjera. Paketa jonë nuk është paketë partizane, pasi listat e hapura u shpërbejnë të gjithëve. Së fundi, vota e diasporës, me propozimet tona në veçanti, japim përgjigje bllokazheve që ishin vendosur deri më tani në mënyrë artificiale. Ndal alibitë kanë rënë dhe sot para nisjes së sesionit të ri në Kuvend, thirrja ime është Komisioni i Reformës Zgjedhore të nisë menjëherë nga puna! Nuk ka asnjë alibi përveç atyre që janë shpifur. I kërkoj sot PS-së të lejë pas çdo alibi për ti dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor”, tha  Basha.

Top Channel

Read Entire Article