Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

10 months ago 7

Live Ballkani-Viktoria Plzen

Live: Ballkani duhet të fitojë me patjetër ndaj Viktoria Plzenit

Ballkani luan sot ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Therandasit janë nikoqir të çekëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 18:45.

Ekipi i Ilir Dajës vjen në këtë ndeshje pas një forme të përsosur në kampionat, por në Ligën e Konferencës synon ta ndryshoj formën pasi vjen nga një humbje dhe një barazim.

Në anën tjetër, mysafirët kanë katër fitore nga katër ndeshjet e para dhe pasi e kanë siguruar kualifikimin do të luajnë pa ndonjë presion apo kërkim të rezultatit.

Ndeshja në Tiranë do të zhvillohet pas ngarkesës së madhe të stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili tashmë ka shkuar në rinovim dhe nuk pritet të jetë gati deri në pranverë.

Para 43 min

Formacionet zyrtare: Ballkani synon pikët e plota ndaj Viktoria Plzenit

Ballkani do të përballet sot (30 nëntor) me Viktoria Plzenin në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, pasi stadiumi i vetëm për ndeshje ndërkombëtare në Kosovë, “Fadil Vokrri”, i është nënshtruar procesit të rinovimit të detyruar nga UEFA.

Formacionet zyrtare

Para 48 min

Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”

Ballkani luan sot ndaj Viktoria Plzenit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit C në Ligën e Konferencës.

Therandasit janë nikoqir të çekëve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, me fillim nga ora 18:45.

Lajmi i plotë>>>

Para 50 min

Fusha në “Fadil Vokrri” e dëmtuar tej mase, Ballkani do të luajë në “Air Albania”

UEFA ka vendosur që ndeshja e Ligës së Konferencës ndërmjet Ballkanit dhe Viktoria Plzen të mos luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Gjendja e stadiumit është shumë e keqe pas ndeshjeve ku Kosova priti Izraelin dhe Bjellorusinë në kualifikueset e Kampionatit Evropian.

Lajmi i plotë>>>

Para 51 min

Bajram Jashanica vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja

Mbrojtësi i Ballkanit, Bajram Jashanica, vlerëson Plzenin, por thotë se synimi është veç fitorja. Në Plzen, skuadra çeke kishte fituar 1:0.

“Është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë kur luan në garat evropiane dhe ke një synim. Me Skënderbeun kemi bërë një arritje të madhe sikurse me Ballkanin, por që ka qenë në Ligën e Evropës dhe janë dy gara të ndryshme. Jemi ende në garë dhe do t’i marrim ndeshjet me rend. Dueli me Viktorian është ai që do të përqendrohemi dhe të japim maksimumin në fushë. Jemi në rrugë të mirë, por nuk do të futemi në presion për të marrë fitore patjetër. Por, normalisht do të angazhohemi maksimalisht prej minutës së parë dhe do të tregojmë një paraqitje tjetër të mirë me Ballkanin. E kemi parasysh se Plzeni ka një ekip të fortë në aspektin fizik, por jemi përgatitur mirë dhe besoj se do të jemi më të vëmendshëm në fazën e mbrojtjes, por edhe në të sulmit, sepse kemi të bëjmë një kundërshtar të vështirë”, ka thënë Jashanica.

Më 14 dhjetor, Ballkani luan ndaj Dinamos në Zagreb. Suharekasit shpresojnë që ajo mos të jetë ndeshja e fundit evropiane këtë edicion.

Para 51 min

Daja optimist për ndeshjen ndaj Viktoria Plzenit, por thotë se nuk do të jetë e lehtë

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, nuk e fsheh dëshirën për ta vazhduar rrugëtimin në Ligën e Konferencës edhe pas fazës së grupeve.

Por Daja thotë se kalimi në fazën nokaut të garës së tretë të UEFA-s për nga niveli nuk do të jetë aspak i lehtë. Ai thekson se ndaj Viktoria Plzenit, Ballkani do ta luajë vetëm finalen e parë.

Në konferencë për media të mbajtur në “Air Albania” në Tiranë, të mërkurën, Daja ka kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e tij. Ndeshja Ballkani – Viktoria Plzen zhvillohet të enjten nga ora 18:45 në stadiumin “Air Albania”, apo siç e quan Daja, stadiumin ikonik të shqiptarëve.

“Do të luhet në stadiumin që është ikonë për të gjithë shqiptarët dhe është kënaqësi që rikthehemi në këtë stadium për të bërë një paraqitje të mirë ndaj Viktorias”, ka thënë Daja në fillim të konferencës.

Ai ka theksuar se mungesat që do t’i ketë për ndeshjen kundër çekëve do të jenë të mëdha. Megjithatë është i bindur se motivi nuk do të mungojë.

“Kemi mungesa, por do të jemi 100 për qind të motivuar për shkak se është shumë ndeshje e rëndësishme për ne. Nuk do të jetë lehtë, sepse përballemi me liderin e grupit që ka katër fitore në po aq takime. Do të jemi 100 për qind të motivuar nëse na mbështet një publik sa më i gjerë. Kemi mungesën e Hamidit për kartonë dhe Tolajt të lënduar. Kemi rikthimin e Berishës që i është bashkuar grupit. Çdo futbollist në një stadium të tillë dhe ndeshje të tillë është gati pasi pretendojmë diçka që nuk është bërë asnjëherë. Ajo që duhet të bëjmë është ta marrim ndeshjen me qetësi, të jemi në ekuilibër gjatë tërë kohës, pasi Viktoria ka një tranzicion shumë të mirë dhe të ndëshkon në çdo moment. Të gjithë lojtarët në dispozicion do të japin gjithçka nga vetja”, ka theksuar Daja.

Read Entire Article