Liverpool mposht Burnleyn në shtëpi dhe merr përsëri kreun e tabelës në Ligën Premier

8 months ago 14

Liverpool ka shënuar fitore me rezultat 3-1 ndaj Burnleyt, në kuadër të javës së 24-të në elitën e futbollit anglez.

Të parët rrezikuan mysafirët që patën dy raste të mira shënimi me David Fofanan dhe Zeki Amdounin por pa arritur të gjejnë golin.

Liverpooli mori avantazhin përmes Diogo Jotas (31’) i cili me kokë shënoi për 1-0 pas një krosimi nga gjuajtja e lirë.

⚽️ GOAL | Liverpool 1-0 Burnley | Diogo Jota

pic.twitter.com/qipCcOeQjv

— AnfieldIndex (@AnfieldIndex) February 10, 2024

Mysafirët ia dolën që të barazojnë shifrat në 1-1 me anë të Dara O’Shea (45’) i cili njësoj si Jota shënoi me kokë pas ekzekutimit të rivënies këndore.

Luis Diaz with a pitch of goal 🔥 pic.twitter.com/VJrdc2jG2o

— EMEKA 💭 (@Okoliemeka7) February 10, 2024

Liverpooli e nisi fuqishëm pjesën e dytë ku edhe e gjetën golin e epërsisë me Luis Diaz (52’) me kolumbianin që me kokë realizoi për 2-1.

Luis Diaz with a pitch of goal 🔥 pic.twitter.com/VJrdc2jG2o

— EMEKA 💭 (@Okoliemeka7) February 10, 2024

“Të Kuqtë” nuk u ndalën edhe pas golit të avantazhit dhe vazhduan me sulme të njëpasnjëshme në drejtim të portës kundërshtare.

Ishte Darëin Nunez (79’) i cili u përkujdes për të shënuar për 3-1 dhe për të mbyllur përfundimisht dilemën e fituesit të këtij takimi.

⚽️ GOAL: NUNEZ MAKES IT THREE!!

Liverpool 3-1 Burnley

pic.twitter.com/fwSwrPixu3

— AnfieldIndex (@AnfieldIndex) February 10, 2024

Me këtë fitore Liverpooli merr përsëri kreun e tabelës në Ligën Premier me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Man City në vendin e dytë me 52 sosh, por me një ndeshje më pak./Telegrafi/

Read Entire Article