Liverpool, poker ndaj Luton

6 months ago 10
Reklamë
15:20 22/02/2024

Liverpool nuk gaboi në sfidën e javës së 26 të Premier Ligës në shtëpi ndaj Luton Town. Në “Anfield” ishin miqtë ata që festuan, pasi Ogbene u dha avantazhin në minutën e 12-të. Kthesa e “të kuqve” nisi në pjesën e dytë. Në të 56’, Van Dajk barazoi rezultatin në minutën e 56 të lojës. Dy minuta më pas, ishte Gakpo që i dha vendasve avantazhin.

Në të 71’, Luis Diaz realizoi golin e tretë. Pokerin e vulosi Eliot pas 19 minutash. Trajneri i “të kuqve” Jurgen Klop shprehu entuziazmin për triumfin e arritur.

Kjo fitore ndaj Luton është si ajo përmbysje ndaj Barcelonës. Situatë e vështirë, shumë arsye që të hiqnim dorë në disa momente, por unë pashë një supergrup që luftoi fort. Nëse nuk e limiton veten me mendime negative, mund të fluturosh. E djemtë këtë gjë bënë!”, u shpreh trajneri.

Liverpool shkon në kuotën e 60 pikëve, 4 më shumë se sa Siti që ka një ndeshje më pak.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article