Liverpooli fiton në Emirates ndaj Arsenalit dhe kalon tutje në Kupën FA

9 months ago 6

Liverpooli ka marrë fitore të madhe ndaj Arsenalit në kuadër të Kupës FA, duke fituar me rezultat të pastër 0-2.

Ka qenë një pjesë e parë shumë aktive me dy skuadrat që krijuan raste të mira shënimi.

Martin Odegaard i vendasve goditi shtyllën, duke mos arritur të dërgoj në epërsi skuadrën e tij.

Në anën tjetër edhe Liverpooli pati një rast të artë, kur Alexander-Arnold qëlloi shtyllën.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë dy skuadrat krijuan më shumë raste shënimi pasi dëshironin me çdo kusht fitoren.

Ishte minuta e 80-të kur ndeshja u zhbllokua, pas një harkimi të Alexander-Arnold, ishte mbrojtësi polak i Arsenalit, Jakub Kiwior që e dërgoi topin në rrjetën e tij për t’i dhënë epërsinë mysafirëve 0-1.

Krejt në fund të ndeshjes, ishte Luiz Diaz që realizoi për rezultatin përfundimtar 0-2.

Me këtë fitore Liverpooli kalon në 1/16 e finales në Kupën FA. /Telegrafi/

🚨GOAL | Arsenal 0-1 Liverpool | Jakub Kiwior (OG)

Follow our partner page @ocontextsoccer pic.twitter.com/6RuFvb8Pf5

— VAR Tático (@vartatico) January 7, 2024

Read Entire Article