Liverpooli identifikon pasuesin e Salah, ai luan në Bundesliga

11 months ago 22

Liverpooli po bëhet gjithnjë e më i interesuar për mesfushorin me tipare sulmuese të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, raporton The Daily Star.

Ka një numër klubesh që shikojnë 20-vjeçarin e talentuar, duke përfshirë Manchester City, Bayern Munich dhe Chelsea, por Liverpool tani ka hyrë në garë për gjermanin çmimi i të cilit mendohet të jetë diku rreth 80 milionë euro.

Jurgen Klopp është një admirues i madh i Wirtz, i cili ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë nëntë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Menaxheri i “The Reds” beson se ai mund të mbushë boshllëkun e lënë nga Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet.

Ndërsa Liverpool tashmë ka mjaft thellësi në repartin e sulmit, nënshkrimi i një lojtari të kalibrit Wirtz do të ishte i mirë se ardhur, andaj reputacioni dhe kontaktet e Kloppit në Gjermani garantojnë se ata mund të jenë pretendentë të vërtetë për nënshkrimin e tij.

Megjithatë, shanset për nënshkrimin e tij në janar thuhet se nuk ekzistojnë nëse Bayer Leverkusen është ende në garë për titullin e Bundesligës. “Aspirinat” janë në krye të elitës së futbollit gjerman me  dy pikë më shumë se Bayern Munich i vendit të dytë.

Interesante, raporti shton se Man Utd u këshillua për Wirtz kur Ralf Rangnick ishte në klub. Sidoqoftë, si shumë nga objektivat e Rangnick, ata kurrë nuk e shfrytëzuan mundësinë për të nënshkruar me të.

Raporti shton se edhe Man Utd ishte këshilluar më herët për të nënshkruar me Wirtz, kur Ralf Rangnick ishte në krye të klubit, sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” nuk e shfrytëzuan kurrë mundësinë për të nënshkruar me të./Telegrafi/

Read Entire Article