Liverpooli mbetet hije e Arsenalit me fitoren komode ndaj Sheffieldit

10 months ago 17

Liverpooli ka fituar në udhëtim te Sheffield United në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier me rezultat 2-0.

James McAtee rrezikoi për vendasit në minutën e 12-të, por goditja e tij u ndal nga Caoimhin Kellher.

Në minutën e 34-të, Mohamed Salah kërkoi penallti, por që gjyqtari sinjalizoi se loja duhet të vazdonte.

SKIPPER!!!!!!!!! GET IN!!!!!!!!!! pic.twitter.com/hlcip82X3e

— Liverpool FC (@LFC) December 6, 2023

Goli i triumfit për The Reds erdhi në minutën e 37-të kur Virgil van Dijk shënoi nga një harkim nga këndi prej Trent Alexander-Arnold.

Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, kur rrezikuan me anë të Salah (56’), por që portieri kundërshtar ishte i vëmendshëm.

.@TrentAA in the last four games 🔥 pic.twitter.com/8syuCDa2zO

— Liverpool FC (@LFC) December 6, 2023

Një mundësi të artë shënimi e lëshoi edhe Darwin Nunez (78’), kur nuk arriti të mposht nga afërsia portierin e Sheffieldit.

Fitoren e mysafirëve e vendosi Dominik Szoboszlai kur realizoi në minutën e 90+5-të për 2-0.

Pas javës së 15-të, Liverpooli ka arkëtuar 34 pikë, dy më pak se Arsenali, ndërsa në xhiron e 16-të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/

Read Entire Article