Liverpooli planifikon ofertën për zëvendësuesin e Salah, llogaritet si njëri nga talentët e rinj më të mirë në Evropë

9 months ago 8

Sipas një raporti të ri, Liverpooli po planifikon ofertat për të nënshkruar një lojtar që mund të jetë një zëvendësues i ardhshëm i Mohamed Salah.

Salah ishte subjekt i interesit nga Superliga e Arabisë Saudite gjatë verës, duke përfshirë një ofertë verbale prej 175 milionë eurosh nga Al Ittihad, e cila u refuzua me shpejtësi nga Reds.

Egjiptiani u bë lojtari më i paguar në historinë e klubit kur ai nënshkroi një kontratë trevjeçare në korrik 2022, me vlerë rreth 350 mijë funtesh në javë dhe nuk ka gjasa që Liverpooli të jetë i hapur për ta lënë atë të largohet së shpejti.

Megjithatë, me vetëm 18 muaj të mbetur nga kjo marrëveshje, Reds mund të planifikojnë emergjenca për të ardhmen.

💣💥❗🇧🇪 🔵 #KRCGenk
Atlético Madrid, Liverpool and Bayer Leverkusen have checked the condition of KRC Genk player Bilal El Khannouss.

💰 The Belgian club have set a price tag of over 30 million euros for the 19-year-old midfielder. pic.twitter.com/VbQBZvOyRC

— Ekrem KONUR (@Ekremkonur) January 22, 2024

Në të vërtetë, sipas mediumit Mail Online, Reds i janë bashkuar një liste të zgjatur të klubeve pas mesfushorit me tipare sulmuese të Genk, Bilal El Khannouss.

19-vjeçar i gjithanshëm është një reprezentues i Marokut, i cili, konsiderohet si një nga “talentët e rinj më të mirë” në vend dhe dyshohet se është edhe në radarin e Atletico Madridit dhe Bayer Leverkusenit.

Ndërsa prioriteti i verës i Liverpool thuhet se mbetet mbrojtja e tyre, klubi thuhet se po monitoron El Khannouss si dhe anësorin e Palmeiras, Luis Guilherme.

Liderët e Ligës Premier mendohet se po mbajnë një sy në talentin e ri dhe të gjithanshëm sulmues me një sy në të ardhmen e Salah.

Ndërkohë, gjendja fizike aktuale e Salah është një temë shqetësuese me dëmtimin e lojtarit që duket më serioz se sa mendohej fillimisht.

Egjiptiani fillimisht u tha se do të mungoj vetëm dy ndeshje për Egjiptin, por tani është zbuluar se ai mund të mungojë deri në 28 ditë. /Telegrafi/

Read Entire Article