Llapi kërkon vetëm tre pikët, Malisheva për rezultat pozitiv – formacionet zyrtare

5 months ago 11

Llapi është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së 34-të në Albi Mall Superligë.

Llapjanët janë ende në garë për titullin, kur kanë katër pikë më pak se lideri Ballkani tre xhiro para fundit të kampionatit.

Pas barazimit në udhëtim te Gjilani, Llapi tani kërkon të rikthehet te fitoret dhe para adhuruesve të vet pret Malishevën.

Vendasit kërkojnë vetëm tre pikë nga kjo përballje, ndërkohë Malisheva ka udhëtuar drejt Podujevës për të nxjerr rezultat pozitiv.

Formacionet zyrtare:

Llapi: Avdyli, Emini, Vokrri, Bekteshi, Krasniqi, Blakcorri, Ahmeti, Musolli, Namani, Januzi, Hyseni.

Malisheva: Velii, Pira, Kryeziu, Xhaka, Prekazi, Veliu, Vitija, Brruti, Ferati, Haziraj, Hazrollaj.

/Telegrafi/

Read Entire Article