Lojërat Olimpike 2024, Alcaraz: Dua medaljen e artë në Paris!

10 months ago 17
22:20 29/11/2023

Numri dy i botës do të luftojë vitin e ardhshëm që të ndalë Djokoviç në marrjen e trofeut

Numri 2 i botës Carlos Alcaraz kërkon që të fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2024, e do të përpiqet në vitin pasardhës që të ndalojë Novak Djokoviç dhe tenistë të tjerë elitarë që të fitojnë trofetë më të rëndësishëm sezonalë.

Spanjolli tha nga Mexico City në prag të sfidës ndaj amerikanit Tommy Paul, se e konsideron vitin e ardhshëm si “të veçantë”.

Në vitin 2023 ai fitoi 6 tituj, duke përshirë turnetë e Wimbledon dhe Indian Wells e Madrid Open.

“Ne do të përpiqemi të jemi në formën më të mirë të mundshme, të shkojmë në Australi për të fituar Australian Open? Kjo është ajo që do të bëj në çdo turne dhe padyshim ne do të përpiqemi të bëjmë të njëjtën gjë ose më mirë se këtë sezon, duke shtuar edhe suksesin në Olimpiadë. Dua më shumë se gjithçka që të kthej një medalje në vendin tim, do të punojmë për të arritur. Djokovic ka treguar çdo vit se lufton për të fituar 4 Grand Slame, e vitin e ardhshëm edhe Olimpiadën. Ne jemi këtu ta ndalim. Me tenistë të tjerë të aftë ta mundin, mendoj se viti 2024 do të jetë mjaft intensiv.”

Alcaraz dhe Paul do të takohen në Plaza Mexico që ka një kapacitet prej 42,000 vendesh, ku në të kaluarën toreadorët luftonin me demat.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article