Lojtarët e Real Madridit do të marrin nga një bonus marramendës nëse fitojnë tripletën

5 months ago 10

Gjiganti spanjoll, Real Madridi thuhet se do t’i shpërblej lojtarët me nga një bonus marramendës nëse arrijnë të fitojnë tre trofetë këtë sezon.

Real Madridi tashmë e di se do t’i duhet të ruajë një vend në muzeun e tij për të lënë trofeun historik, të 36-tin në La Liga.

Trofeu i La Ligës, i cili pritet t’i ndahet këtë të diel do t’i bashkohet Superkupës së Spanjës që u fitua në fillim të janarit duke mposhtur Barcelonën në finale.

Suksesi i titullit do të sjellë me vete shpërblimin financiar përkatës për ata që e kanë arritur atë, por ‘jackpoti’ do të vijë nëse ata janë në gjendje të përsërisin të njëjtën gjë me Ligën e Kampionëve.

🚨💰 Each Real Madrid player will receive a bonus of €1.4M gross if they win the Champions League, La Liga (✔️) and the Spanish Super Cup (✔️). @marca pic.twitter.com/QIXD4JI15P

— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 8, 2024

Hapi i parë dhe thelbësor është mposhtja e Bayern Munichut fillimisht, për të arritur në finalen e Londrës, ku i pret Borussia Dortmund.

Sipas gazetës Marca, shifra e bonusit është rreth 1.4 milionë euro bruto për çdo lojtar, 500 mijë euro më shumë se sa kushtoi fitimi i vetëm dy trofeve.

Vendimi për dhënien e bonuseve nga Real Madridi ka ardhur në vitin 2020, kur drejtuesit e klubit dhe lojtarët ranë dakord për një ulje prej njëzet për qind të pagave dhe pas rregullimit të financave, ka filluar dhënia e bonuseve për çdo trofe. /Telegrafi/

Read Entire Article