Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

5 months ago 13

Lojtari i Brentfordit, Mathias Jattah-Njie Jorgensen apo i njohur si “Zanka” ka befasuar të gjithë me paraqitjen e tij të fundit në stërvitjen e klubit anglez.

Një gjë interesante ka ndodhur në klubin e Ligës Premier, Brentford, ku akteri kryesor është qendërmbrojtësi danez, Zanka.

Zanka ka befasuar të gjithë në stërvitjen e ditës së djeshme (e enjte) të skuadrës së tij.

Danezi ka shkuar në stërvitje i veshur me një fanellë të vjetë të kampionit aktual, Interit dhe kjo nuk ka mbetur pa u bërë virale.

Coolest man in football, at it again

Zanka x @Yankees x @Inter 😮‍💨 pic.twitter.com/pjYShFa2Sx

— Brentford FC (@BrentfordFC) May 2, 2024

Është edhe vet faqja e klubit që e ka postuar lojtarin duke e cilësuar si njeri me stil të mirë të veshjes.

“Njeriu më cool në futboll, përsëri ai, Zanka”, ka shkruar Brentford në faqen zyrtare. /Telegrafi/

Read Entire Article