Lufta në Ukrainë/ Festa e Viti të Ri, Rusia nis një sulm të ri me dron në Kiev dhe Kharkiv

10 months ago 36

Ukraina është sërish nën sulm nga dronët rusë, thonë zyrtarët, pas dy ditësh sulmesh të mëdha ajrore nga të dyja palët.

Ka raportime për shpërthime në Kiev dhe Kharkiv, ku kryebashkiaku tha se ndërtesat e banimit ishin në flakë.

Moska është kundërpërgjigjur ndaj sulmeve të Ukrainës në qytetin kufitar rus të Belgorod të shtunën, ku u vranë të paktën 20 persona. Kjo erdhi pasi Rusia kreu sulme në të gjithë Ukrainën të premten.

Këto sulme, të cilat vranë 39 njerëz, u përshkruan nga Kievi si bombardimet më të mëdha me raketa të Rusisë në luftë deri më tani. Sulmet e fundit ndodhën kur Ukraina hyri në ditën e saj të fundit të vitit 2023.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në rajonin përreth kryeqytetit Kiev u angazhuan të shtunën vonë për të zmbrapsur një sulm me dron rus, tha administrata ushtarake e rajonit në Telegram.

Sulmet me dronë janë raportuar në qytetin verilindor të Kharkiv, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram.

“Këto nuk janë objekte ushtarake, por kafene, ndërtesa banimi dhe zyra”, tha ai.

“Në prag të Vitit të Ri, rusët duan të frikësojnë qytetin tonë, por ne nuk jemi të frikësuar, ne jemi të pathyeshëm”.

Shkalla e dëmit nuk është e qartë dhe ende nuk raportohet për viktima. Më herët të shtunën, sulmet ruse plagosën 19 në Kharkiv, njoftoi qeveria lokale. Sulmet e fundit vijnë pas disa ditësh vdekjeprurëse në Ukrainë dhe Rusi. Bombardimet masive të Rusisë ndaj Ukrainës të premten vranë 39 persona dhe plagosën afro 160, sipas presidentit Volodymyr Zelensky. Disa qytete u goditën, duke përfshirë kryeqytetin, Kiev.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitchsko, tha se të paktën 16 njerëz u vranë në qytet, duke e bërë të premten ditën më vdekjeprurëse deri më tani për civilët në kryeqytet. Kjo u pasua nga sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë.

Moska akuzoi Ukrainën për sulme ajrore vdekjeprurëse në jugperëndim të vendit, me 20 të vrarë dhe më shumë se 100 të plagosur në Belgorod, afër kufirit. Guvernatori rajonal tha se tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve në atë që ishte një nga sulmet më vdekjeprurëse ndaj Rusisë që nga pushtimi i Ukrainës.

Duke folur për BBC, burimi ukrainas i sigurisë tha se më shumë se 70 dronë ishin nisur kundër objektivave ruse, si një “përgjigje ndaj sulmeve terroriste të Rusisë ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas”.

Top Channel

Read Entire Article