Luis Diaz, mesazh për babanë e rrëmbyer

11 months ago 22
23:57 06/11/2023

Kolumbiani kërkon lirinë e të atit pas golit të shënuar ndaj Luton

Luis Diaz shpëtoi Liverpool nga humbja në fushën e Luton me golin e realizuar në shtesë.

Një gol që shërbeu jo vetëm për të vendosur rezultatin 1-1, por edhe për të dhënë një mesazh për babanë që është ende në duart e rrëmbyesve prej disa ditësh.

Në bluzën e veshur poshtë fanellës shkruhej; Liri për babanë, një kërkesë në drejtim të atyre që e morën peng bashkë me mamanë e sulmuesi kolumbian më 28 tetor.

E ëma e Luis Diaz u la e lirë nga rrëmbyesit pak orë pasi ata e ndalën nën kërcënimin e armëve, ndërsa forcat e policisë dhe ushtrisë u vunë menjëherë në ndjekje të keqbërësve.

Diaz shpreson që të ketë një reagim dhe kjo duket se është mënyrë për të dërguar mesazh tek ata të cilët mbajnë ende peng të atin.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article