Lushnjë/ Ndezi zjarr në tokën e tij për të djegur mbeturinat dhe dogji 50 ha tokë, prangoset 70-vjeçari

2 months ago 7

Policia në Lushnjë njofton se ka arrestuar një 70-vjeçar për zjarrvënie.

“Ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 50 ha tokë me pemë frutore dhe ullishte, identifikohet dhe vihet në pranga 70-vjeçari”, njofton policia.

“Lushnjë

Ndezi zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën rreth 50 ha tokë me pemë frutore dhe ullishte, identifikohet dhe vihet në pranga 70-vjeçari.

Komisariati i Policisë Lushnjë ka arrestuar shtetasin R. S., 70 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, pasi ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për të djegur mbeturinat, dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur rreth 50 ha tokë të mbjellë me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, Zjarrfikëses, Emergjencave Civile dhe të Bashkisë, është bërë i mundur evakuimi i banorëve nga zona e rrezikuar, si dhe shuarja e vatrave të zjarrit.

Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, Lushnjë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article