“Lutuni për RS” – çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

5 months ago 19

“Lutuni për RS” – çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Rodrygo humbi një shans të shkëlqyer për të kaluar Real Madridin në epërsi ndaj Bayern Munichut në minutën e 13-të.

Sulmuesi ishte i pakënaqur me veten dhe e mbuloi fytyrën me fanellën e tij, duke zbuluar një mesazh poshtë saj.

Aty shkruhej: “Lutuni për RS”. Por, të gjithë kanë pyetur se çfarë do të thotë?

RS do të thotë Rio Grande do Sul. Është një shtet në Brazil i cili po kalon një përmbytje katastrofike, të shkaktuar nga shirat e dendur.

Të paktën 85 njerëz raportohet të kenë vdekur, me 150000 të mbetur të pastrehë pasi mijëra qytete në jug të vendit mbeten nën ujë.

Mesazhi i Rodrygo është një nderim për viktimat e fatkeqësisë, ndërsa ka kërkuar mbështetje për vendin e tij. /Telegrafi/

Rodrygo has got a "Pray for RS" message on his shirt in tribute to the flood victims in Rio Grande do Sul. ❤️🇧🇷 pic.twitter.com/6ZlnXgNf4Q

— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) May 8, 2024

Read Entire Article