Madrilenët kanë një plan të ri për Mbappe

10 months ago 7
21:30 06/12/2023

“Galaktikët” do të tentojnë nga 1 Janari që të firmosin me yllin francez

Real Madrid nuk ka bërë asnjë hap përpara për Kylian Mbappé, pavarësisht dëshirës së madhe për ta pasur! Por presidenti Florentino Pérez e ka një plan! E megjithatë ai po pret datën 1 Janari 2024, që të mund tentojë blerjen e yllit francez.

Por “galaktikët” kërkojnë edhe ndihmën e Mbappe, i cili nuk duhet që të rinovojë me parisienët, me kontratën që i përfundon në verën e 2024-ës. Deri më tani, firmën në akordin e ri ai e ka shmangur, por drejtuesit e PSG po tentojnë që t’ia kthejnë mendjen.

Nëse situata nuk ndryshon, sapo të arrihet 1 Janari, Reali do të nisë ofensivën për Kylian. Nga ajo datë, ligji është në favor të klubit spanjoll dhe PSG do të ishte i pafuqishëm për të parandaluar negociatat.

Që nga Janari i 2022, Los Blancos kanë tentuar që të marrin 22-vjeçarin, por ky i fundit gjithnjë e ka lënë në vendnumëro bisedimet, pasi ka dashur që të shmangë një reagim të ashpër të ultrasve të PSG.

Sipas sportives spanjolle “AS”, Galaktikët do t’i lënë 15 ditë kohë Mbape që t’u kthejë përgjigjen përfundimtare në lidhje me propozimin e tyre. Nëse ai refuzon, atëherë çështja Mbape do të mbyllet përfundimisht.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article