Man City dhe Liverpool, derbi i xhiros së 13-të në Ligën Premier

10 months ago 19

Live Derby Box: Man City -Liverpool

Man City dhe Liverpool, derbi i xhiros së 13-të në Ligën Premier

Manchester City dhe Liverpool do të ballafaqohen nesër (e shtunë), në kuadër të javës së 13-të në elitën e futbollit anglez.

“Qytetarët” momentalisht gjenden në pozitën e parë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier me 28 pikë të grumbulluara, një më shumë se Liverpooli në vendin e dytë që ka 27 sosh.

Në gjashtë përballjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Liverpooli ka bilanc më pozitiv me tri fitore kundrejt dy të Manchester Cityt, teksa një takim ka përfunduar me barazim.

Para 2 min

Situata me lëndime te Man City dhe Liverpool

Të dy ekipet po hasin në probleme të shumta me lëndime, ku do të ketë disa mungesa të lojtarëve në të dyja kampet.

Guardiola nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e John Stones, Kevin De Bruyne, Sergio Gomez dhe Mateo Kovacic.

Në anën tjetër Jurgen Klopp në ato të Thiago Alcantaras, Andy Robertson dhe Stefan Bajcetic.

Para 49 min

Salah: Rivaliteti me Manchester Cityn na bën ekip më të mirë dhe na shtyen të punojmë më shumë

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka thënë se rivaliteti që kanë me Manchester Cityn në Ligën Premier, e bën skuadrën e tij më të mirë dhe i shtyen ata të punojnë më shumë.

Ylli egjiptian tha për uebsajtin zyrtar të klubit se ai dhe bashkëlojtarët e tij e dijnë gjithmonë se dikush është duke pritur që ata të humbasin një ndeshje.

“Na bën neve një ekip më të mirë, na bën lojtar më të mirë dhe jam i sigurtë se edhe trajnerin e bën një trajner më të mirë gjithashtu”, ka thënë Salah.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 49 min

“Ai më bën mua një trajner më të mirë” – Guardiola flet për homologun e tij Jurgen Klopp para përballjes me Liverpoolin

Pep Guardiola në konferencën për shtyp para ndeshjes me Liverpoolin nesër (e shtunë), mes të tjerash është ndalur për të folur për homologun e tij, Jurgen Klopp.

Të besuarit e Guardiolës janë lider të tabelës në elitën e futbollit anglez me 28 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara, ndërkohë Liverpool me 27 pikë po i qëndrojnë si ‘hije’ në garën për titull të kampionit.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 50 min

Jurgen Klopp flet para takimit me Man Cityn: E shtuna ditë e vështirë, po përballemi me ekipin më të fortë në vitet e fundit

Jurgen Klopp ka folur para mediave në një konferencë për shtyp para përballjes me Manchester Cityn në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier. Dy ekipet e para në tabelë do të takohen në “Etihad” nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:30.

“Të Kuqtë” hyjnë në këtë përballje pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Brentfordit para pushimit me kombëtare.

Ata janë të pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në ligë dhe e kanë mundësinë të kalojnë në krye të tabelës në rast fitoreje.

Lexo lajmin e plotë…

Para 1 ore e 55 min

Guardiola tregon se çfarë do të bëjë nëse City dënohet për shkelje të rregullave financiare

Pep Guardiola ka zbuluar se çfarë do të bëjë në rast se Manchester City dënohet për shkelje të rregullave të Fair-play financiar.

Javën e kaluar, u konfirmua se Evertoni është dënuar me heqje të dhjetë pikëve në Ligën Premier pikërisht për shkak të thyerjes së këtyre rregullave.

Që kur u konfirmua dënimi i Evertonit, vëmendja ka kaluar te dënimi i mundshëm i Cityt pasi u raportua se klubi është nën hetim për gjoja shkeljen e rregullave financiare gjatë një periudhe prej nëntë sezonesh.

Lexo lajmin e plotë…

Read Entire Article