Man City do të përballet me një hetim zyrtar nga Liga Premier për transferimin kontrovers

8 months ago 7

Liga Premier pritet që të hap një hetim zyrtar mbi transferimin e fundit të Manchester Cityt.

City ka fituar pesë nga gjashtë titujt e fundit në Ligën Premier dhe janë kampion në fuqi të Evropës, por një ‘hije e zezë’ ka rënë mbi suksesin e tyre.

Fituesit e tripletës do të përballen me një panel të pavarur, pasi u akuzuan vitin e kaluar nga Liga Premier për thyerjen e 115 rregullave financiare. Në rast se shpallen fajtor, klubi mund të përballet me dënime që variojnë nga ato me para e deri tek rënia nga elita.

Të hënën u raportua se City janë shumë afër marrëveshjes për të transferuar sulmuesin brazilian Savio gjatë verës nga klubi francez Troyes.

Ekipi francez janë pjesë e City Football Group, organizatës e cila ka në pronësi Cityn dhe disa klube të tjera në botë, diçka që ka bërë që të hapen diskutime.

Vlera e ofertës së Cityt në drejtim të Troyes nuk është bërë e ditur, por oferta prej 25 milionë eurosh nga klube të tjera angleze dhe gjermane, raportohet se janë refuzuar.

Sipas The Telegraph, City duhet të siugrojë prova se ata janë duke paguar një shumë të drejtë për Savion, para se Liga Premier të aprovojë marrëveshjen.

Kjo për shkak se rregullorja e Ligës Premier ka klauzola në lidhje me biznesin e transferimeve të kryera midis skuadrave nën të njëjtën pronësi. Qëllimi i rregullave është të parandalojë që klubet të paguajnë nën vlerën e tregut për t’iu përmbajtur rregulloreve financiare./Telegrafi/

Read Entire Article