Man City mposht në udhëtim Brentfordin, shkëlqen me het-trik Phil Foden

8 months ago 29

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 3-1 në udhëtim ndaj Brentfordit, në kuadër të javës së 23-të në Ligën Premier.

Ndeshja nisi me një dominim të madh të Man Cityt, të cilët patën tri raste të mira shënimi por nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë.

Rastet e humbura atyre iu kushtuan, dhe Brentfordi e gjeti golin e avantazhit përmes Neal Maupay (21’) i cili shënoi për 1-0.

City vazhdoi me kontroll total të ndeshjes dhe eventualisht pas disa rasteve të njëpasnjëshme gjetën golin e barazimit.

Phil Foden (48’) fiton një top brenda zonës së rrezikshme dhe shënon për të barazuar shifrat në 1-1.

All square at the interval ⚖ pic.twitter.com/h9IlJuVMUL

— Brentford FC (@BrentfordFC) February 5, 2024

Anglezi shënoi edhe dy gola të tjerë në pjesën e dytë për të kompletuar rikthimin e “Qytetarëve”.

💥💥💥

🐝 1-3 🩵 #ManCity pic.twitter.com/SKgrkQni6j

— Manchester City (@ManCity) February 5, 2024

Foden fillimisht shënoi në minutën e 53-të për 2-1 pas asistimit të De Bruynes dhe më pas në minutën e 70-të për të kompletuar het-trikun për 3-1 me Haaland në rolin e asistuesit.

Me këtë fitore City arrin në kuotën e 49 pikëve duke zbutur diferencën me liderin Liverpool në vetëm dy pikë./Telegrafi/

Read Entire Article