Man Utd nuk do ta blej atë, Amrabat kërkohet nga dy gjigantët italianë

6 months ago 3

Sofyan Amrabat do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit pas vetëm një viti qëndrim në Angli.

Mesfushori maroken iu bashkua gjigantit anglez nga Fiorentina për një huazim një vjeçar me Djajtë e Kuq që kanë të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

Megjithatë United ka vendosur që mos t’i paguaj 20 milionët për blerjen përfundimtare të marokenit dhe kësisoj Amrabat do të rikthehet në Serie A.

27-vjeçari do të rikthehet në Serie A, por nuk do të mbetet te Fiorentina pasi dy gjigantët italianë po duan transferimin e tij.

Calciomercato ka raportuar se Juventus dhe AC Milan kanë shprehur interesim për transferimin e reprezentuesit maroken në sezonin e ardhshëm.

Fiorentina është e gatshme për ta shitur, vetëm se kërkon 20 milionë euro nga largimi i mesfushorit.

Amrabat këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje me fanellën e United, duke mos shënuar e asistuar asnjë gol. /Telegrafi/

Read Entire Article