Rei Manaj mund të mos jetë gati për Kombëtaren kuqezi për ndeshjet e muajit nëntor. Ditën e sotme spikati mungesa e Rey Manaj në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sivasspor për duelin me Rizespor.
Pak minuta më parë klubi turk ka bërë me dije se mungesa e shqiptarit në takimin e vlefshëm për Javën e 11-të ka qenë për shkak dëmtimi. “Gjatë kontrolleve të kryera ndaj Rei Manaj, i cili mbeti i dëmtuar në pjesën e fundit të ndeshjes të luajtur në transfertë me Adana Demirspor në javën e 10-të të Superligës, u konstatua një dëmtim muskulor”, thuhet në deklaratën e bërë nga klubi. Dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë të vlefshme për Ligën B të Ligës së Kombeve do të mbahen me 16 nëntor (Shqipëri-Republikë Çeke) dhe 19 nëntor (Shqipëri-Ukrainë).