Manastirliu në përurimin e gjimnazit “Besnik Sykja”: Me buxhetin e vitit 2024, do të garantojmë rritjen e pagave për mësuesit

1 year ago 10

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka garantuar mësuesit për rritjen e pagave në vitin 2024.

Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë së përurimit të gjimnasit “Besnik Sykja” në Tiranë, Manastirliu u ndal edhe tek mbështetja e mësuesve, me rritjen e pagave në buxhetin e vitit 2024.

“Prioritet i prioriteteve mbetet mbështetja e mësuesve, qoftë me garantimin e kushteve të punës dhe qoftë me rritjen e pagave. Me buxhetin e vitit 2024, ne do të garantojmë vijimin e rritjes së pagave për mësuesit”, deklaroi Manastirliu.

Sa i përket gjimnasit “Besnik Sykja”, ministrja tha se objekti është shndërruar në një shkollë të standardeve evropiane, me mjedise moderne, të pajisura me laboratorë të IT dhe të shkencave, bibliotekën e re dhe palestrën.

Entuziaste për këto punime, Manastirliu zbuloi edhe një program të qeverisë shqiptare për rehabilitimin dhe rindërtimin e shkollave të reja.

“Investimi i qeverisë shqiptare në rindërtimin e shkollave në të gjithë vendin po vijon me intesitet të lartë. Ne në këtë vit, por edhe në vitin tjetër, planifikojmë që të përfundojmë rreth 40 shkolla, të cilat janë në proces. Më tej do të hapim edhe 20 kantiere të reja në shkolla, pra 60 shkolla në proces rindërtimi, rehabilitimi, do të kenë mundësinë që të përshtaten me infrastrukturën më të mirë arsimore”, theksoi Manastirliu.

Top Channel

Read Entire Article