Manchester City – Arsenali, derbi që mund të determinojë titullin në Ligën Premier

6 months ago 4

Live Derby Box: Man City - Arsenal

Manchester City – Arsenali, derbi që mund të determinojë titullin në Ligën Premier

Të dielën nga ora 17:30 do të zhvillohet derbi mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, që është i vlefshëm për javën e 30-të në Ligën Premier.

Arsenali shkon si lider në Mançester me shpresën që do të ruajë diferencën me ndjekësit dhe për të kërkuar fitoren e parë në “Etihad” që nga viti 2015.

Kjo është ndeshja e fundit “kokë më kokë” midis tre pretendentëve për titull, ku edhe Liverpooli është fuqishëm në garë.

Është një derbi i madh dhe fituesi do të ketë një ndjenjë pozitive drejt përballjeve të fundit për titull.

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta do të mundohen që të marrin maksimumin nga kjo ndeshje.

Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për çdo gjë rreth kësaj ndeshje.

Para 18 min

Formacionet e mundshme, Man City – Arsenal

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta, duket se për këtë ndeshje nuk do të kalkulojnë, duke u futur në fushë me më të mirët në dispozicion.

Man City pritet të luajë me Erling Haaland në krye të sulmit, që do të mbështet nga Julian Alvarez, Phil Foden dhe Bernardo Silva.

Në anën tjetër, te Arsenali do të luajnë në sulm, Kai Havertz, Bukayo Saka dhe Gabriel Martinelli.

Para 23 min

Pep Guardiola vs Mikel Arteta, përballjet mes tyre

Pep Guardiola dhe Mikel Arteta janë takuar 12 herë mes vete, ku timonieri i Man Cityt ka dukshëm statistika më të mira.

Në nëntë ndeshje triumfues ka dal Guardiola, ndërsa në tri prej tyre Arteta.

Para 25 min

Pesë ndeshjet e fundit mes Man Cityt dhe Arsenalit dhe parashikimi i fituesit

Në pesë ndeshjet e fundit, nuk ekziston barazimi mes këtyre dy skuadrave, me tri fitore të Man Cityt dhe dy të Arsenalit.

Qytetarët kanë statistika më të mira në shënimin e golave, por edhe te shanset e mëdha të krijuara.

Sipas SofaScore, Man City ka 50 për qind mundësi ta fitojë takimin, ndërsa Arsenali 28 përqind.

Para 28 min

Statistikat e Manchester Cityt dhe Arsenalit këtë sezon

Manchester City pret Arsenalin në kuadër të javës së 29-të, një derbi që mund të vendos në fund edhe fatin e titullit.

Qytetarët kanë tubuar 63 pikë nga 19 fitore, 6 barazime dhe 3 humbje, duke mbajtur vendin e tretë, ndërsa Arsenali ka 64 pikë nga 20 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, duke mbajtur vendin e parë.

Arsenali ka edhe sulmin edhe mbrojtjen më të mirë se Man City, ndërsa këta të fundit udhëheqin me raste të krijuara para porte, sipas SofaScore.

Read Entire Article