Manchester City bie në vendin e katërt me humbjen nga Aston Villa

10 months ago 21

Manchester City ka pësuar humbje 1-0 në udhëtim te Aston Villa në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e dobët për të dy skuadrat, që nuk arritën të krijonin raste serioze për gol, duke shkuar në pushimin mes pjesëve.

45 minutat e dytë ishin me ritëm më të lartë, ndërsa vendasit ishin më kërkues.

SECOND HALF | Away we go! ⏱️

Live updates and commentary 👇

— Manchester City (@ManCity) December 6, 2023

Skuadrës së Unai Emery iu mohua një penallti në minutën 62-të, me gjyqtarin që sinjalizoi se loja duhej vazhduar.

Por, vendasit nuk i humbën shpresat dhe shënuan golin e fitores në minutën e 74-të, kur Leon Bailey arriti të mposhte Edersonin.

The star of the show puts us ahead! 🤩

Bailey runs into space through the middle, cuts onto his right foot and sees his effort deflect beyond Ederson! 🙌 https://t.co/frrjOQQRoD pic.twitter.com/vtQvZpG5MV

— Aston Villa (@AVFCOfficial) December 6, 2023

Pas javës së 15-të, Aston Villa është ngjitur në vendin e tretë me 32 pikë, dy më shumëse Manchester City, me këta të fundit që në xhiron e 16-të takohen me Lutonin. /Telegrafi/

Read Entire Article