Manchester City i falet golit të Haaland dhe merr tri pikë të vlefshme ndaj Brentfordit

8 months ago 5

Manchester City ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së 18-të në Ligën Premier.

Ky duel ishte paraparë që të zhvillohej më herët, por angazhimet e Cityt në Kupën e Botës për Klube e bën të pamundur që ndeshja të zhvillohej në orarin i cili ishte përcaktuar fillimisht.

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira shënimi për të dy ekipet, por që mungoi finalizimi.

Manchester City pati tri raste të mira shënimi me Phil Foden, Bernardo Silva dhe Oscar Bobb, ndërsa Brentfordi mundësinë e vetme e pati me Frank Onyekan.

HALF-TIME | Goalless at the break 🔒

🩵 0-0 🐝 #ManCity pic.twitter.com/BoyLgvXTAA

— Manchester City (@ManCity) February 20, 2024

45 minutëshi i dytë ishte më i varfër sa i përket rasteve për gol, por “Qytetarët” arritën të gjejnë golin i cili u solli atyre tri pikë të vlefshme në garën për titull.

Erling Haaland (71’) shënoi një gol spektakolar për 1-0 pas asistimit të Julian Alvarez, duke i dhënë kështu fitoren Cityt.

ERLING HAALAND WHAT A GOALLLL ALVAREZ ASSIST MR INEVITABLE IS BACKKKKKpic.twitter.com/8NLQFaXZVm

— 17 (@DxBruyneSZN) February 20, 2024

Me këtë triumf, Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve të grumbulluara, një më pak se lideri Liverpool që ka 57 sosh./Telegrafi/

/Telegrafi/ 

Read Entire Article