Manchester City mbron titullin në Champions

11 months ago 24
19:05 06/11/2023

Superkompjuteri vlerëson anglezët me 32.4% shance për fitim, rival Real Madrid, Bayern e Arsenal

UEFA Champions League ka zhvilluar vetëm gjysmën e parë të ndeshjeve të grupeve. Dilemat për skuadrat që kalojmë më tej janë të mëdha, me ekipe si Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona që duket se kanë garantuar tashmë biletën për në turin tjetër. Sipas Superkompjuterit të OPTA, Manchester City mbetet favorite kryesor për të ngritur lart trofeun. Kampionët në fuqi të kompeticionit shikohen si favorit për të mbrojtur titullin. Duke iu referuar edhe ecurisë së deritanishme, skuadra e Pep Guardiolës kuotohet me 32.4% shanse për triumf. City është e pamposhtur në Ligën e Kampionëve në 27 ndeshjet e fundit, me 25 fitore dhe 2 barazime, ndërsa këtë edicion ka fituar të tre sfidat.

Edhe Real Madrid po përjeton një moment të mirë në Europë, ku ka fituar tre ndeshjet e para dhe shihet si rival potencial për titullin e Ligës së Kampionëve. Ashtu si City, Real është në krye të grupit të tyre me maksimumin e pikëve, nëntë dhe do të jetë në gjendje të dërgojë këdo në shtëpi në fazat me eliminimin direkt. Spanjollët kanë 13.1% shanse për trofeun sipas Superkompjuterit, për të fituar për herë të 15-të Champions League. Në renditjen speciale, më pak favorit shihen Bayern Munich dhe Arsenal. Vetëm 6.9% shanse për të fituar Ligën e Kampionëve për Interin, me zikaltërit që pas sezonit të shkuar ku prekën finalen, tashmë duan ta ngrejnë lart trofeun. Barcelona gjithashtu ka një rekord prej 100% fitore në Ligën e Kampionëve të këtij viti. Me 6.4%, ata shihen si një skuadër potenciale për të fituar pavarësisht se sezoni është i gjatë dhe mund të ketë edhe befasi.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article