Manchester City ngushton distancat me kreun

9 months ago 13
12:46 28/12/2023

Trajneri Pep Guardiola: Do të ketë surpriza të mëdha

Distanca të ngjeshura në krye të renditjes në fund të fazës së parë të Premier League angleze. Fitorja me përmbysje 3-1 e Manchester Cityt në fushën e Everton tregoi edhe njëherë forcën e kampionëve në fuqi të Anglisë, teksa shfaqen hapur pretendimet për titull edhe këtë sezon.

Pavarësisht se pësuan gol pas gjysmë ore loje, City gjeti forcën për të reaguar. Një 45 minutësh i dytë e karakterizuar nga dominimi i skuadrës së Pep Guardiolës që gjeti rrjetën në tre raste, me Foden, Julian Alvarez dhe në fund, Bernardo Silva.

“Ishte një fitore e rëndësishme pasi u kthyem nga Arabia Saudite si kampionë bote. Nuk kam parë një kampionat ku çdo skuadër e mesit të tabelës apo edhe në fund merr fitore ndaj pretendentëve për titull. Do të ketë shumë surpriza.”  

Pas kësaj fitoreje, Manchester City ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 5 më pak se Liverpool kryesues, por me një takim më shumë për të luajtur. “The Reds” kryesojnë me 42 pikë, ndjekur nga Arsenali me dy më pak dhe Aston Vija në kuotën e 39 pikëve.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article