Manchester United fiton me shumë vështirësi në udhëtim te Fulham

11 months ago 7

Manchester United është rikthyer te fitorja në Ligën Premier, pasi ka triumfuar në udhëtim te Fulham 1-0.

Vetëm pas tetë minutash lojë Djajtë e Kuq kaluan në epërsi, por goli i realizuar nga Scot McTominay u anulua pas rishikimit në VAR.

United vazhdoi sulmet, por pa arritur të dërgonte topin në rrjetë.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide u mbyllen me rezultatin e bardhë 0-0.

⏸️ Goalless at the halfway point in west London.#MUFC || #FULMUN

— Manchester United (@ManUtd) November 4, 2023

Djajtë e Kuq patën më shumë nga loja edhe në pjesën e dytë, derisa për të parë golin e parë në ndeshje u desh të pritej minuta e fundit.

Bruno Fernandes realizoi një gol të bukur për t’i siguruar tre pikët skuadrës së trajnerit Erik Ten Hag 0-1.

GET IN! 💪#MUFC || #FULMUN

— Manchester United (@ManUtd) November 4, 2023

Me këto tre pikë United ngritët në pozitën e gjashtë në tabelë me 18 sosh, derisa Fulham mbetet në vendin e 14-të me gjashtë pikë më pak.

Ndeshjen e ardhshme Fulham e zhvillon në udhëtim te Aston Villa, derisa Man Utd pret Lutonin. /Telegrafi/

Read Entire Article