Manchester United fiton si mysafir i Wigan Athletic, kualifikohet në raundin e katërt të FA Cup

9 months ago 30

Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Wigan Athletic, ndeshje kjo në kuadër të raundit të tretë të FA Cup.

Pjesa e parë ishte mjaft e pasur në aspektin e rasteve për gol, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të kaluar në avantazh.

Thelo Aasgaard (3’) i vendasve shpërdoroi një mundësi të artë shënimi për të kaluar ekipin e tij në avantazh dhe Onana bëri një super pritje për t’ia mohuar golin.

Manchester United kaloi në avantazh përmes Diogo Dalot (22’) i cili shfrytëzoi asistimin e Marcus Rashford për të shënuar për 1-0 në cepin e djathtë të portierit.

Diogo Dalot makes it 1-0! ⚽️ pic.twitter.com/BfP05nCdAu

— United Zone (@ManUnitedZone_) January 8, 2024

“Djajtë e Kuq” patën mundësinë që pjesën e parë ta mbyllin me avantazh edhe më të thellë por e goditën shtyllën në tri raste.

Golin që i dha fund përfundimisht shpresave të vendasve e shënoi Bruno Fernandes (74’) duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Bruno Fernandes wins the penalty and scores from the spot to make it 2-0 Man United 😤 pic.twitter.com/1gzkD6Uayl

— ESPN FC (@ESPNFC) January 8, 2024

Deri në fund të takimit ani pse të dy skuadrat patën rastet e tyre për gol, ata nuk u treguan të saktë dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në të mirë të United.

Të besuarit e Ten Hag tani do të presin fituesin e duelit Newport County/Eastleigh për raundin e katërt të FA Cup./Telegrafi/

Read Entire Article