Manchester United po konsideron një vendim drastik për Casemiron

9 months ago 17

E ardhmja e mesfushorit brazilian Casemiro vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Manchester United apo do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ardhja e fundit e Grupit INEOS të Sir Jim Ratcliffe, 25 për qind të aksioneve të të cilit në klub do të ratifikohet muajin e ardhshëm, do të ndryshojë gjërat në Manchester United .

Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq janë duke konsideruar një vendim drastik, për ta larguar nga skuadra ylli brazilian Casemiro.

I transferuar nga Real Madridi për 80 milionë euro, braziliani shkëlqeu në sezonin e parë në Old Traford, por këtë edicion ai nuk e ka formën më të mirë, shkaku edhe i lëndimeve.

Casemiro ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje për shkak të lëndimeve të shumta dhe drejtuesit e United po mendojnë ta largojnë atë.

31-vjeçari konsiderohet si një nga mesfushorët defensivë më të mirë në botë, por paga e tij e madhe bën që United të mendoj largimin e tij.

E ardhmja e brazilianit mund të jetë në Arabinë Saudite ku shumë skuadra janë në gjendje t’i ofrojnë kontrata edhe më të mëdha se sa United për ta pasur në radhët e veta. /Telegrafi/

Read Entire Article