Manchester United po projekton transferimin e Michael Olises

9 months ago 21

Manchester United ka qenë i lidhur fort me një lëvizje për Michael Olise, i cili luan si sulmues anësor te Crystal Palace.

22-vjeçari është një talent i madh dhe ka zgjuar interesimin e gjigantit anglez që duan transferimin e një sulmuesi anësorë.

Këtë edicion, reprezentuesi i Francës U21,  Olise ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë vetëm një asistim deri më tani.

Ai mund të luajë në krahun e djathtë ose të luajë si mesfushor nëse është e nevojshme, që do të thotë se ai do të ishte një opsion i vlefshëm për Erik ten Hag .

Djajtë e Kuq kanë vuajtur përpara portës këtë sezon dhe nënshkrimi i Olise, një i ri relativisht i provuar në Ligën Premier, mund të jetë një vendim i frytshëm.

Për talentin e madh francez interesim ka shprehur edhe Chelsea, por United duken më të vendosur për të nënshkruar me të.

Crystal Palace nga ana tjetër synon që nga shitja e tij të fitoj rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/

Read Entire Article