Gjykata Kushtetuese po mban sot një seancë për të shqyrtuar padinë e PD në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës.
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, para trupës gjykuese sqaroi arsyet se përse u vendos ndjekja e kësaj çështjeje, ndërsa shtoi se Kuvendi me mos zbatimin e vendimit të parë, sfidoi Gjykatën Kushtetuese.
“Rreth dy vite më parë grupi ynë depozitoi në Kuvend kërkesë për të shqyrtuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës.
Pas zvarritjes, për herë të parë një vendim i marrë nga GJK është sfiduar nga Kuvendi përmes shpalljes së vetes sovran ndaj vendimeve të GJK.
Mandati i Xhaçkës tashmë edhe pak edhe mbaron vetë. Ishim të dyzuar nesë duhet të vinim në GJK apo t’i lëmë turpin e kësaj çështjeje mazhorancës. Vendosëm që duhet të vinim sepse sfida ndaj autoritetit e dinjitetit të GJK është çështje e çdo ligjvënësi që është betuar mbi Kushtetutë”, tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb