Mangësi në etiketim dhe dokumentacion, AKU gjobit tre subjekte në Tiranë dhe Fier

10 months ago 35

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në prag të festave të fundvitit ka intensifikuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore.

Gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mangësi në etiketim në dy subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë” “njësi tregtimi të produkteve ushqimore” përkatësisht në Tiranë dhe Fier. Për shkeljet e konstatuara janë marrë 3 masa administrative me “gjobë” në vlerën e 200.000 lekëve.

AKU garanton se kontrollet do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article