“Manja fle me ëndrra, ka frikë se bëjnë Xhafajn ministër të Drejtësisë”, Berisha: Si u emërua në krye të AMP-së një bixhozxhi

10 months ago 19

Balkanweb app Get it on Google Play

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja fle me ëndrra, pasi ka fikë se mos emërojnë në vend të tij Fatmir Xhafajn. Në një konferencë për mediat,

“Ai është si badygard. Ai nuk fle gjumë natën. Rri me hije se kur sheh Fatmir Xhafën,tmerrohet dhe nuk fle dy netë. Se i thonë se do të bëjë ministër të Drejtësisë. Këta janë të papërgjegjshëm në ato që thonë. Ja dhe kur e thotë! A nuk është ky politizim i drejtësisë.”, tha Berisha.

Berisha lëshoi akuza për kreun e ri të AMP-së, që sipas tij është boxhozxhi.

“Kemi dërguar në SPAK 31 çështje. Taulant Balla, person me dokumente me të inkriminuar, rrëmben TIMS-in, dhe emëron në AMP një bashkë bixhozxhi me kartë në kazinonë e famshme në Malin e Zi. Një njeri cinik.”, theksoi ai.

Kujtojmë se kreu i ri i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) është Florjan Sulejmani, i cili zëvendësoi Ardi Veliun.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article