Maqedoni e Veriut/ Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2024

10 months ago 18

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar me 63 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe 25 “abstenim”, Buxhetin për vitin 2024, i cili është në shumën totale prej 5.5 miliardë euro.

Po ashtu, Kuvendi ka miratuar me 87 vota “pro” Ligjin për ekzekutimin e buxhetit.

Të ardhurat totale në vitin 2024 janë planifikuar në nivelin prej 310,1 miliardë denarë dhe janë 10 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë ose rreth 5,8 për qind më të larta në krahasim me vitin 2023.

Shpenzimet e përgjithshme janë planifikuar në nivelin prej 343,6 miliardë denarë, për 5,8 për qind më shumë se në vitin 2023. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në nivelin prej 45,2 miliardë denarë.

Top Channel

Read Entire Article