Marash Kumbulla i gëzon të gjithë

10 months ago 10
20:30 06/12/2023

Mbrojtësi drejt rikuperimit, merr pjesë në seancat stërvitore të Romës

Lajme të mira për Marash Kumbullën. Mbrojtësi duket se ka lënë pas dëmtimin e rëndë që po e mban jashtë fushave prej muajsh, duke iu rikthyer stërvitjeve me skuadrën. Futbollisti shqiptar ka marrë pjesë në seancat e fundit stërvitore me Romën, nga ku po përpiqet të kap formën e tij përpara rikthimit të shumëpritur në fushën e lojës.

Kumbulla pritet të jetë në dispozicion të plotë të Mourinhos në mesin e muajit janar, gjithsesi pozitive mbetet fakti që tashmë 23-vjeçari po rikuperohet nga dëmtimi në gju.

Kumbulla u dëmtuar në fundin e muajit prill pas çerekore lojë ndaj Milanit, një duel që përfundoi për të shumë shpejt, duke e penguar për të qenë vendimtar për skuadrën sezonin e shkuar dhe kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi pritet me tepër interes edhe nga përfaqësuesja kuqezi, me trajnerin Sylvinho që do e konsiderojë si alternativë për ta grumbulluar në Euro2024.

Nën drejtimin e brazilianit, Kumbulla luajti vetëm në duelin e parë të kualifikueseve të Europianit në humbjen 1-0 ndaj Polonisë. Gjithsesi, cilësitë e 23-vjeçarit nuk diskutohen aspak, duke qenë kandidat potencial për vendin e titullarit gjatë turneut gjerman.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article