Mario Lemina bëri një kërkesë prekëse për të ndryshuar emrin në fanellë, Liga Premier e pranoi atë

8 months ago 14

Liga Premier e ka lejuar mesfushorin e Wolves, Mario Lemina, për të ndryshuar emrin mbrapa fanellës në mes të sezonit në nderim të babait të tij.

Babai i Leminas, i cili gjithashtu quhej Mario Lemina, ndërroi jetë më datë 29 dhjetor.

“I pikëlluar thellësisht nga humbja e pazëvendësueshme e babait tim. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në jetët tona, shpirti i tij le të gjejë paqen e përjetshme”, kishte shkruar reprezentuesi i Gabonit muajin e kaluar në platformën X (ish-Twitter).

Deeply saddened by the irreparable loss of my father. The memories of his immeasurable love and unwavering support resonate in every corner of my life, both on and off the pitch. His departure leaves a huge void in our lives. May his soul find eternal peace. 🤲🏾♥️

1/2 pic.twitter.com/FWbsFET0Al

— Mario Lemina (@LeminaM_13) January 16, 2024

Në fund të afatit të janarit, Wolves transferoi gjithashtu vëllaun e vogël të Leminas, Noha Lemina.

Më pas klubi konfirmoi në faqen e tyre zyrtare se ata kanë bërë një kërkesë në drejtim të Ligës Premier, që vëllau i madh i Leminas të ndryshojë emrin e tij në fanellë në mes të sezonit.

“Kur ne nënshkruam me vëllaun e tij Noha, Mario pyeti për situatën e tij me fnaellë dhe nëse kishte mundësi që vëllau i tij të merrte emrin ‘LEMINA’, të cilin ai e kishte pasur në çdo klub”.

“Ai më pas kërkoi që ta ndryshojë emrin e tij dhe kërkoi që ta ketë ‘MARIO JR’, në mënyrë që ta nderojë babain e tij”, thuhej në njoftimin e Wolves.

Liga Premier e pranoi këtë kërkesë të Wolves dhe Lemina debutoi me emrin e ri në fanellë në humbjen me rezultat 4-3 ndaj Manchester United të enjten./Telegrafi/

Read Entire Article