Marrëveshja Izrael-Hamas, 14 pengje të tjera do të lirohen

10 months ago 20
12:56 25/11/2023

Biden në kontakt me liderët për zbatimin e çdo aspekti të marrëveshjës

Pas lirimit të 24 pengjeve të një ditë më parë, Tel Avivi ka një listë të pengjeve që do të lirohen nga Gaza  këtë të shtunë nga grupi militant Hamas.

Autoritetet izraelite thonë se 14 pengje izraelitë të mbajtur nga Hamasi do të lirohen në këmbim të 42 të burgosurve palestinezë.

Zyrtarët e shëndetësisë izraelite thonë se disa nga pengjet e moshuar që u liruan të premten vuajnë nga sëmunjde kronike dhe shtojnë se fëmijët nuk kanë parë dritën e diellit për gati shtatë javë.

Lirimi i pengjeve nga Hamasi dhe lirimi i të burgosurve nga Izraeli për presidentin amerikan Joe Biden  është rezultat i diplomacisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Biden thotë se kishte një shans real për zgjatjen e armëpushimit, duke shtuar se pauza ishte një mundësi për të dërguar ndihma humanitare në Gaza.Ai nuk pranoi të spekulonte se sa do të zgjaste lufta Izrael-Hamas. I pyetur në një konferencë për shtyp se cilat ishin pritshmëritë e tij, ai tha se qëllimi i Izraelit për të eliminuar Hamasin ishte legjitim, por i vështirë.

Presidenti Biden tha se pret që në ditët në vazhdim, dhjetëra persona të tjerë që mbahen peng do t’u rikthehen familjeve të tyre. Ai u zotua për dyfishimin e përpjekjeve për të arritur edhe lirimin e tyre.

“Të gjitha këto pengje kanë kaluar një situatë të tmerrshme dhe ky është fillimi i një rrugëtimi drejt shërimit të tyre. Arushët që mirëpresin këta fëmijë në spital, shërbejnë si një kujtesë për traumën që kanë kaluar këta fëmijë në një moshë shumë të vogel”,

Biden tha se duhet të jemi mirënjohës për familjet që tashmë janë ribashkuar me njerëzit e tyre të dashur dhe se lirimi i pengjeve është vetëm fillimi.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article